DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona

27 Shtator 2026
A A
Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona
Share on Facebook

Një operacion i gjerë antidrogë është finalizuar në Tiranë pas katër muajsh hetime, duke çuar në identifikimin e 52 personave të dyshuar si pjesë e disa grupeve që shisnin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Operacioni, i koduar “Shkolla të Pastra”, është zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar 31 masa sigurie “Arrest në burg”, ndërsa 14 persona të tjerë të identifikuar gjatë hetimeve janë shpallur në kërkim. Sipas Policisë, gjatë fazës hetimore janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë, transmeton Euronews Albania.

Gjatë hetimeve dhe ekzekutimit të masave të sigurisë, autoritetet kanë sekuestruar:

1 kg e 75 gramë heroinë; 1 kg e 265 gramë kokainë; 685 gramë Cannabis Sativa; 1 armë zjarri pistoletë;

90 fishekë; 2 peshore elektronike; 12 automjete; 35 telefona celularë; sende të tjera të kundërligjshme.

Sipas Policisë, nga hetimet është dokumentuar se grupet e goditura shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe në zona të ndryshme të Tiranës.

Për të shmangur vëmendjen e shërbimeve të Policisë, në disa raste lënda narkotike dyshohet se shpërndahej përmes monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery.

31 persona nën masën “Arrest në burg”

Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas:

G. J., 48 vjeç; E. B., 34 vjeç; E. O., 48 vjeç; B. K., 41 vjeç; E. V., 27 vjeç; D. Sh., 30 vjeç; A. K., 32 vjeç; E. H., 29 vjeç; J. N., 29 vjeç; Sh. Ç., 45 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. M., 21 vjeç; F. P., 22 vjeç; K. M., 22 vjeç; R. T., 19 vjeç; K. M., 33 vjeç; I. D., 35 vjeç; F. Xh., 36 vjeç; B. M., 22 vjeç; I. A., 21 vjeç; A. L., 21 vjeç; S. A., 31 vjeç; E. T., 49 vjeç; A. P., 34 vjeç; V. M., 43 vjeç; D. M., 52 vjeç; E. P., 33 vjeç; N. Sh., 32 vjeç; A. K., 37 vjeç; T. A., 24 vjeç dhe V. R., 23 vjeç.

Ndërkohë, gjatë fazës hetimore janë ndaluar edhe 7 persona të tjerë: K. C., G. M., Zh. P., E. T., D. Sh., D. F. dhe M. T.

Policia bën me dije se 14 personat e tjerë të identifikuar si pjesë e këtyre grupeve janë shpallur në kërkim. Për shkak se hetimi vijon, autoritetet nuk kanë bërë publike të dhënat e tyre.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 887)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (453)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com