DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shkatërrohen varrezat myslimane në Beograd, mbi 30 varre të dëmtuara gjatë natës

1 Maj 2025
A A
Shkatërrohen varrezat myslimane në Beograd, mbi 30 varre të dëmtuara gjatë natës
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës të së martës në Beograd, ku mbi 30 varre në parcelën islame të varrezave “Lešće” janë dëmtuar rëndë dhe përdhosur nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, vandalët kanë shkatërruar pllakat prej mermeri, duke dëmtuar kryesisht pjesët ku ndodhen shenjat dalluese të identitetit mysliman.

Në shumë raste janë thyer edhe fotografitë e të ndjerëve, të cilat janë hedhur dhe shpërndarë në mënyrë të çrregullt nëpër varreza. Më shumë dëme janë vërejtur në zonën pranë rrethojës së parcelës islame.

Akt ky që është dënuar fuqishëm nga Muftiu i Beogradit, Mustafa Jusufspahiq, i cili e ka cilësuar këtë sulm si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vlerave themelore të njerëzimit.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet që janë prekur nga ky akt çnjerëzor. Ndjenjat tona janë thellësisht të lënduara, shpirtrat tanë të mbushur me trishtim kur shohim se varret simbole të trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore janë përdhosur në këtë mënyrë,” ka deklaruar muftiu Jusufspahiq.

Ai shtoi se një akt i tillë nuk mund të injorohet dhe se kërkohet një reagim i vendosur nga autoritetet dhe shoqëria në tërësi.

Deri tani, autoritetet kompetente nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare dhe nuk dihet ende kush janë autorët apo cilat janë motivet që qëndrojnë pas këtij akti vandal.

KATEGORITË

  • Botë (1 084)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 750)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com