Myzejene Selmani nga AKR-ja përmes postimit të saj në facebbok ka kritikuar ashpër LVV-në, postimi i saj i plotë
“Partia që dikur e promovoi bashkimin kombëtar, duke mohuar himnin dhe flamurin e Republikës së Kosovës, nesër përballet me ditën e fundit për konstituimin e Kuvendit.
Me Albulena Haxhiun si karrem politik, qëllimi s’ishte as reforma, as drejtësia — por thjesht bllokimi i institucioneve dhe zhvatja e taksës së qytetarëve.
Dëmi që i është shkaktuar vendit nga ky qeverisje dhe këta deputetë të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, nuk do të rikuperohet as për 10 vitet e ardhshme.
Shkofshin, u harrofshin, e mos u kthefshin!
Kosova është vendi që duam — dhe duam ta shohim të ecë përpara, në zhvillim dhe stabilitet!”