DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Shkundet” qeveria britanike, dy dorëheqje në 24 orë

9 Shkurt 2026
A A
“Shkundet” qeveria britanike, dy dorëheqje në 24 orë
Share on FacebookShare on Twitter

Tim Allan, drejtori i komunikimit i kryeministrit britanik Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen pas vetëm 5 muajsh në detyrë. Kjo lëvizje vjen një ditë pasi u dorëhoq shefi i kabinetit të kryeministrit, Morgan McSweeney.

“Kam vendosur të jap dorëheqjen për të lejuar krijimin e një ekipi të ri. I uroj kryeministrit dhe ekipit të tij çdo sukses”, ka deklaruar shkurtimisht Allan.

Kjo dorëheqje vjen si një goditje tjetër për pozicionin e Starmer, në mes të polemikës së fortë për vendimin për ta emëruar Peter Mandelson ambasador në Washington, pavarësisht lidhjeve të tij me pedofilin Jeffrey Epstein.

Starmer ka shprehur keqardhjen e tij për këtë emërim, duke theksuar se qeveria e tij mund të “shkojë përpara nga kjo pikë”.

Allan, ish-zëvendës sekretar për shtypin i Tony Blair dhe themelues i agjencisë PR Portland, u rikthye në Downing Street në shtator 2025 si pjesë e riorganizimit të fundit të ekipit të Starmer, në të cilin u transferua edhe Darren Jones nga Thesari.

Ai zëvendësoi James Lyons, i cili kishte qenë drejtor i komunikimeve strategjike vetëm për 1 vit.

Emërimi i Allan ngjalli polemika, pjesërisht për klientët që kishte marrë agjencia Portland. Tani, humbja e dy drejtuesve të lartë brenda 24 orëve rrit presionin ndaj Starmer dhe qeverisë britanike.

McSweeney dha dorëheqjen të dielën, 8 shkurt, pas presionit nga shumë deputetë laburistë.

Ndërkohë, aleatët e Starmer shpresojnë se largimi i McSweeney do të qetësojë zemërimin e deputetëve, por humbja e personit që shihej si arkitekti i ngritjes së Starmer është një goditje e madhe dhe kthen vëmendjen te arsyet pse vetë kryeministri miratoi vendimin për Mandelson, shkruan TVKlan.

Mediat e huaja shkruajnë se largimi i McSweeney e lë kryeministrin të ekspozuar në një periudhë sfidash politike dhe elektorale, përfshirë zgjedhjet e pjesshme në Gorton dhe Denton më vonë këtë muaj, që mund të përcaktojnë fatin e tij politik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 948)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com