Në Prishtinë shpalos murali “ 7 të rënët” në nderim të shtatë punëtorëve, që humbën jetën në vende pune, në vitin e kaluar, raporton Ekonomia Online.
Ky nderim u bë Në Ditën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Drejtori i Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA), Milaim Morina vuri në dukje se gjendja në rrafshin e sigurisë në punë është në përmasa shqetësuese.
“Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2025 në vendin e punës kanë vdekur 3 punëtorë, ndërsa janë lënduar afër 90”, tha Morina.
Murali është realizuar nga Qendra për Politika dhe Avokim (QPA), mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Kosovë dhe Frederich Elbert Stiftung.
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund tha se shëndeti në punë është me rëendësi parësore.
“Ky mural është rikujtim për institucionet, punëdhënësit dhe punëtorët se shëndeti në punë është prioritet. Edhe shteti i Suedisë ka dhënë kontributin e tij për sigurinë në punë në Kosovë”, tha Ëesterlund.
Menaxheri i programit në Frederich Elbert Stiftung, Egzon Osmani tha se ky mural është thirrje për reagim dhe ofrim të sigurisë në vendin e punës.
28 Prilli, Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë ësht rast që të shtrohet nevoja për krijimin e mjedisit të sigurt të punës.


