DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shpirti artistik i Rexhep Selimit nuk u burgos: Shfaqet piktura e tij për UÇK-në

4 Tetor 2026
A A
Shpirti artistik i Rexhep Selimit nuk u burgos: Shfaqet piktura e tij për UÇK-në
Share on Facebook

Një akuarel i realizuar nga Rexhep Selimi ka hapur edicionin e shtatë të emisionit “ArtKand” në Top Channel.

Vepra, e cila paraqet simbolin e UÇK-së në ngjyrat kuqezi, u prezantua ekskluzivisht në episodin e parë të sezonit të ri nga moderatorja Jetona Koçibelli.

Koçibelli tha se kjo vepër sjell në vëmendje një dimension tjetër të Selimit, përtej rolit të tij në luftën e UÇK-së dhe angazhimit politik.

“ArtKand” e prezantoi akuarelin në një kohë kur vëmendja është përqendruar te Rexhep Selimi dhe tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së, pas aktgjykimit të Dhomës së Specializuar të Kosovës në Hagë.

Selimi është dënuar me 13 vjet burg.

Për veprën foli edhe artisti Ardian Isufi, i cili tha se akuareli ka një përmbajtje të fortë simbolike dhe estetike.

Sipas tij, Selimi e ka sjellë në mënyrë të natyrshme simbolin e UÇK-së në këtë vepër, duke e lidhur atë me luftën, sakrificën dhe identitetin kombëtar.

“ArtKand” kishte trajtuar edhe më herët pasionin e Selimit për pikturën, ndërsa tash e ka nisur edicionin e ri pikërisht me një prej veprave të tij.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 743)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 337)
  • Opinione (58)
  • Showbiz (199)
  • Sport (468)
  • TV (108)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com