Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shqipe Pantina ka njoftuar për aktivitetet e fundit në kuadër të fushatës zgjedhore.
Sot, Pantina dhe ekipi i saj kanë vizituar Nëndegën e Kërrnicës, ku janë takuar me qytetarë dhe kanë marrë mbështetje të vazhdueshme për të dhe bashkëkandidatin Astrit.
“Takimet po vazhdojnë, ashtu si edhe mbështetja e vazhdueshme për Shqipen dhe Astritin nga qytetarët dhe mërgimtarët,” ka shkruar Pantina në Facebook.
Ajo ka njoftuar gjithashtu se nesër do të udhëtojnë drejt Prishtinës për tubimin përmbyllës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
