Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Shqipe Pantina, ka deklaruar se në takimet me qytetarët në Malishevë
dhe në zona të tjera, kërkesat kryesore janë rregullimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ulja e çmimit të energjisë elektrike.
Ajo theksoi se për projektet për të rinjtë, rritjen e pagave dhe investimet kapitale, qytetarët kanë besim se Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i zbatojë me përgjegjësi dhe profesionalizëm.
