DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë” – Milanoviq, Vuçiqit: Kujdes me deklaratat

15 Mars 2026
A A
“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë” – Milanoviq, Vuçiqit: Kujdes me deklaratat
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Milanoviq i ka cilësuar të pakuptimta deklararat e Vuçiq se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë plane për të sulmuar Serbinë teksa shtoi se nuk e kupton pse Serbia po furnizohet me armë.

Ndër të tjera ai i bërë thirrje Vuçiqit të tregojë kujdes me deklaratat e tij.

“Si duhet të sulmojmë? Me çfarë? Ne nuk kemi ushtri për këtë. Në fund të fundit, unë vendos për këtë”, tha ai.

Sipas tij Serbia po shpenzon shumë për armatim dhe se kjo përfshin edhe sisteme të avancuara, ndërsa përmendi edhe blerje armësh nga Kina, Rusia dhe Izraeli. Ai ndër të tjera shtoi se raketat me rreze të mesme veprimi janë armë të rrezikshme dhe të pazakonta për rajonin.

“Është një armë e rrezikshme. Asnjë vend europian nuk e ka, ndërsa tani e ka Serbia”, tha ai.

Gjatë një vizite në Bajina Bashta, Vuçiq iu përgjigj Milanoviq-it, duke theksuar se askush nuk do t’i diktojë se çfarë duhet të thotë.

“Emri im është Aleksandar Vuçiq dhe jam presidenti krenar i Serbisë. As presidenti kroat dhe as kushdo tjetër nuk do të më diktojnë se çfarë do të them”, tha ai teksa shtoi se Serbia synon paqe dhe stabilitet në rajon.

Sipas tij vendi po forcon kapacitetet mbrojtëse dhe po përparon ekonomikisht.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 459)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 268)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (136)
  • Shpallje (1)
  • Sport (251)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com