DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shtetasit e Serbisë pranojnë lehtësirat në lidhje me Ligjin për të huajt

23 Mars 2026
A A
Shtetasit e Serbisë pranojnë lehtësirat në lidhje me Ligjin për të huajt
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se ka nisur edhe regjistrimi i fakteve civile të lëshuara nga regjistrat paralelë të Serbisë, siç janë lindjet, vdekjet edhe martesat. Sipas MPB-së, po vazhdon të rritet numri i shtetasve të huaj të cilët po e regjistrojnë qëndrimin e tyre në Kosovë që nga hyrja në fuqi e lehtësirave në zbatimin e Ligjit për të huajt

Mbi 500 persona e kanë shkarkuar aplikacionin që shërben për lajmërim e çlajmërim të adresave për shtetasit e huaj në Kosovë.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar se ka nisur edhe regjistrimi i fakteve civile të lëshuara nga regjistrat paralelë të Serbisë, siç janë lindjet, vdekjet edhe martesat.

“Procesi i pranimit dhe shqyrtimit të kërkesave për regjistrimin e fakteve civile të ndodhura në territorin e Republikës së Kosovës ka nisur nga data 16 mars 2026, ndërsa zyrat e gjendjes civile janë njoftuar për përgatitjen e zbatimit në praktikë. Procesi aktualisht është duke vazhduar dhe po zhvillohet në mënyrë të rregullt, ku qytetarët po paraqesin kërkesat e tyre për regjistrim të fakteve, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Që nga e mërkura e javës së kaluar Komuna e Graçanicës në faqen e saj ka publikuar një njoftim bashkë me kriteret për regjistrimin e fakteve civile, teksa njoftime të këtilla nuk ka në faqet e komunave të tjera me shumicë serbe.

“Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për regjistrim në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Kosovës është deri më 16 qershor 2026. Për një certifikatë lindjeje (ekstrakt) kërkohen dokumentet e mëposhtme: Kopje të dokumenteve personale të Kosovës të prindërve, certifikatë lindjeje origjinale e lëshuar nga Republika e Serbisë ose një dokument zëvendësues nga një institucion shëndetësor. Për certifikatë martese kërkohen dokumentet e mëposhtme: Kopje të dokumenteve personale të Kosovës të njërit prej bashkëshortëve, certifikatë martese origjinale e lëshuar nga Republika e Serbisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Graçanicës.

Megjithatë, informim për kushtet e regjistrimit të fakteve civile nuk ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme apo Qeveria, që janë zotuar se do të japin udhëzime të sakta për këtë.

Të pyetur se pse nuk kanë lëshuar njoftime për kushtet për regjistrim të fakteve siç janë lindjet, në MPB kanë thënë se në zyrat e regjistrit civil nëpër komuna janë dhënë udhëzime të qarta se si duhet të shkojë regjistrimi i këtillë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për regjistrimin e këtyre fakteve në Sistemin Qendror të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës. Udhëzimet e dërguara zyrave të gjendjes civile kanë të bëjnë kryesisht me aspektet teknike dhe procedurale të zbatimit, ndërsa informatat dhe udhëzimet për qytetarët janë publikuar përmes komunikatave të MPB-së dhe do të vazhdojnë të publikohen edhe në vijim, me qëllim të informimit të plotë të publikut, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Certifikatat e lindjes dhe të martesës, në bazë të akteve nënligjore të Kosovës, janë kusht që një person të bëhet shtetas i Kosovës në bazë të natyralizimit. Për rrjedhojë, regjistrimi i fakteve civile nga institucionet paralele u shërben banorëve serb të Kosovës që nuk janë shtetas të Kosovës për nxjerrjen e dëshmive të cilat mund tu shërbejnë për tu bërë shtetas kosovarë.

Zbatimin e lehtësirave e kanë mbështetur BE-ja, Gjermania e Franca, kurse opozita në Kosovë e ka kritikuar duke i quajtur ato njohje të dokumenteve të Serbisë.

Krahas mundësimit të regjistrimit të fakteve civile të lëshuara nga institucionet serbe, Qeveria është zotuar se do ta mundësojë edhe dhënien e leje qëndrimeve për 12 muaj për punëtorët e institucioneve të shëndetësisë e arsimit që financohen nga Serbia.

Kryeministri Kurti në deklarimin e tij pas vendosjes së lehtësirave ka thënë se zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt dhe atij për Automjetet është i rëndësishëm si për sigurinë e individëve, ashtu edhe të shtetit.
Lehtësirat për këto ligje kanë hyrë në fuqi më 15 mars.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 487)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 590)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (255)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com