DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shteti në sfidë me armët pa leje, katër viktima brenda tri ditësh

26 Mars 2025
A A
Shteti në sfidë me armët pa leje, katër viktima brenda tri ditësh
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova po përballet me një rritje alarmante të rasteve të armëmbajtjeve pa leje, një fenomen që po ndikon në sigurinë publike. Nga përdorimi i armëve ilegale, në ditët e fundit, katër persona kanë mbetur të vdekur, tre në Vushtrri brenda 24 orëve dhe një në Prishtinë.

Në tri ditë, në Kosovë kanë ndodhur katër vrasje.

Më 23 mars, Ardit Zymeri, 19-vjeçar u vra në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij. Po në Vushtrri, një ditë më vonë Arsim Morina vrau ish punëtoren e tij 42-vjeçare dhemë pas vrau veten.

Ndërkaq, mbrëmjen e 25 marsit, Naser Gashi u vra në Prishtinë, ndërkaq Miftar Miftari mbeti i plagosur, nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.

Autoritetet e rendit kanë thënë se janë duke hetuar shkaqet e vrasjeve që ndodhën ditët e fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë u regjistruan 17 vrasje, ndërkaq më 2023 u regjistruan 29 të tilla.

Ekspertët e fushës së sigurisë thonë se numri i vrasjeve tregon se çështja e armëmbajtjes është bërë alarmante, duke kërkuar që të kenë një qasje më gjithëpërfshirëse, përfshirë këtu edhe ndërgjegjësimin e të rinjve për pasojat e armëve.

Në Kosovë ka ligj për pajisjen me leje për armë, që përcakton se kush dhe nën çfarë kushtesh mund të pajiset me armë zjarri. Ligjet po ashtu parashohin dënime me gjoba dhe me burgim për poseduesit e armëve pa leje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 038)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com