DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shteti ua ndal sërish pensionet veteranëve që punojnë në ndërmarrje publike rajonale

15 Mars 2026
A A
Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Metë Fazli Nimani nga fshati Gërgoc i Gjakovës
Share on FacebookShare on Twitter

Veteranët e luftës që punojnë në ndërmarrje publike rajonale ende nuk i kanë marrë pensionet për muajin shkurt.

Në mesin e tyre është edhe Faruk Jusufi nga Klina, i punësuar në KRM “Ambienti”. Ai tregon se pas vendimit të Gjykatës Supreme i janë ekzekutuar tri pensione në vlerë prej 102 eurosh, mirëpo për muajin e kaluar pagesa nuk është realizuar me datën 20.

Faruku nga fshati Bokshiq, si 20-vjeçar ishte bërë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai e ka gëzuar pensionin e veteranit që nga paslufta, por pas punësimit në këtë ndërmarrje ku edhe sot punon iu ndërpre. Për tre muaj arriti ta marrë sërish, ndërsa tash e një muaj pagesa nuk është ekzekutuar nga shteti. Për këtë nuk është njoftuar paraprakisht.

Njëjtë ka ndodhur edhe me bashkëluftëtarë të tjerë, që siç tregon Jusufi, të gjithë ata që punojnë në kompani publike ani pse me vetfinancim. Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka pranuar shumë ankesa lidhur me këtë situatë, tregon nënkryetari i organizatës, Gazmend Syla.

Ndërprerja e pensioneve për këtë kategori, Syla konsideron se është padrejtësi. Syla u bën thirrje këtyre veteranëve që t’i drejtohen gjykatave, për çka edhe Faruk Jusufi thotë se është i gatshëm që të ndjek rrugën ligjore. Në përgjigjen për KosovaPress, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare thotë se janë duke trajtuar këto raste pasi çdo vendim merret në përputhje me dispozitat ligjore.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e konsideron padrejtësi edhe faktin se të punësuarit në sektorin publik nuk mund të gëzojnë pensionin e veteranit të luftës. Faruk Jusufi nga Klina ka qenë pjesë e brigadës 132 “Myrt Zeneli” dhe më pas edhe në atë “Agim Zeneli”.

Në tetor të vitit të kaluar Gjykata Supreme e ka shfuqizuar një nen të udhëzimit administrativ, i cili u kërkonte veteranëve të UÇK-së të paraqesin dëshmi se nuk ishin në marrëdhënie pune për të përfituar nga pensioni. Ata kanë të drejtën të gëzojnë 50 për qind të pensionit të veteranit të luftës.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 455)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 239)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (135)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com