DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Si u kap inspektori i punës për ryshfet – kërkoi 2 mijë euro për të mos e dënuar biznesin

6 Shkurt 2026
A A
Si u kap inspektori i punës për ryshfet – kërkoi 2 mijë euro për të mos e dënuar biznesin
Share on FacebookShare on Twitter

Gazmend Berisha, inspektor në Inspektoratin Qendror të Punës, ka përfunduar në pranga nën dyshimin për korrupsion. Ai dyshohet se shfrytëzoi autoritetin e tij zyrtar për t’i zhvatur para një biznesmeni në këmbim të lejimit të punimeve në një kompleks banesor në Prishtinë.

Sektori për Hetimin e Korrupsionit ka vënë në pranga Gazmend Berishën, me profesion Inspektor i Punës, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Sipas dokumenteve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të cilat i ka siguruar Insajderi, Berisha dyshohet se me datë 28 janar 2026, ka tentuar të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme duke i shkaktuar dëm material të dëmtuarit M.K.

Si nodhi ngjarja?

Inspektori Berisha, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në kompleksin banesor “Tregtia” në lagjen Kodrina në Prishtinë, kishte gjetur parregullsi gjatë procesit të punës ku po punonte një grup punëtorësh. Në vend që të zbatonte ligjin, ai dyshohet se zgjodhi rrugën e korrupsionit.

“I pandehuri Gazmend Berisha… ka kërkuar shumën prej 2000.00 euro ryshfet nga tani i dëmtuari Mithat Kodra, me qëllim që të veprojnë në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare, në lidhje me lejimin për të punuar në objektin banesor,” thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Hetuesit policorë kanë vepruar me shpejtësi duke përdorur masa të veçanta hetimore. Sipas dosjes, inspektori Berisha tashmë kishte pranuar 1,000 euro si këst të parë, ndërsa ishte dakorduar që pjesa tjetër prej 1,000 eurosh t’i dorëzohej më datë 8 shkurt 2026.

Gjatë arrestimit dhe kontrolleve, prokuroria ka siguruar një varg provash materiale që rëndojnë pozitën e tij: CD-në me incizime nga kamerat e marketit “E..”, vend ky ku ishte zhvilluar takimi për dorëzimin e parave; Vërtetimin mbi sekuestrimin e sendeve dhe shënimet zyrtare.

Prokurori i shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, me arsyetimin se i pandehuri mund të asgjësojë apo ndryshojë provat. Në dosje theksohet se Berisha ka treguar vetëdije për kundërligjshmërinë e veprimeve të tij, duke insistuar gjatë komunikimit që “të mos përmenden paratë në telefon”.

Për më tepër, Prokuroria dyshon se pas publikimit të rastit në media, mund të paraqiten edhe viktima të tjera që mund të kenë qenë pre e skemave të ngjashme të zhvatjes nga ky inspektor.

Ditë më parë, gjykata mori vendim dhe ndaj të njëjtit u shqiptua masa e paraburgimit prej 1 muaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 770)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (268)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com