Punëtori i Ndërmarrjes së Pastrimi, Adnan Sinani, tha se edhe pse disa prej tyre kanë marrë pagat e fundit, një pjesë tjetër ende nuk i ka pranuar për shkak të mungesës së mjeteve financiare, raporton Ekonomia Online.
Ai shtoi se kërkesa e tyre është që të mos bien viktimë e politikave të udhëheqësve dhe të respektohet puna e tyre.
“Po, i kemi marrë rrogat e fundit edhe pse me vonesa, disa punëtorë nuk i kanë marrë ende për shkak se po thonë nuk ka mjete të mjaftueshme, se po i bllokon komuna. Ne këto politika nuk i dimë, ne jemi punëtorë që e mbajmë qytetin. Kërkesa jonë është që të mos biem viktimë e politikave të këtyre udhëheqësve të mëdhenj. Ne këtu jemi klasa punëtore që e ka mbajtur këtë qytet që nga fillimi. Kemi kapacitet për me menaxhu mbeturinat. I kanë bllokuar politikat”, tha ai.
