DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Situatë alarmante/ S’ka kontroll të cilësisë së derivateve të naftës në tregun e brendshëm të Kosovës

21 Prill 2025
A A
Situatë alarmante/ S’ka kontroll të cilësisë së derivateve të naftës në tregun e brendshëm të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Republika e Kosovës po përballet me një situatë alarmante në sektorin e tregtimit të derivateve të naftës, pasi që nga dhjetori i vitit 2024 nuk është realizuar asnjë kontroll apo monitorim zyrtar i cilësisë së karburanteve në tregun e brendshëm.

Sipas Jakup Gashit, i cili është edhe pronar i laboratorit testues të naftës “Sierra Lab”, kjo mungesë e mbikëqyrjes përbën një vakum të thellë institucional dhe paraqet rrezik serioz në disa drejtime kyçe.

“Mbrojtja e konsumatorit – Në mungesë të kontrolleve të rregullta, qytetarët janë të ekspozuar ndaj përdorimit të produkteve që mund të mos përmbushin standardet ligjore dhe teknike, duke rrezikuar sigurinë dhe cilësinë e karburanteve që përdorin çdo ditë”.

“Shëndeti dhe mjedisi – Derivatet e cilësisë së dobët kontribuojnë në ndotjen e ajrit dhe mund të shkaktojnë dëmtime në motorët e automjeteve, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin publik dhe në degradimin e ambientit”.

“Konkurrenca e ndershme në treg – Tregtimi pa kontroll i cilësisë krijon një avantazh të padrejtë për operatorët që ofrojnë karburante me cilësi të ulët dhe çmim më të lirë, duke dëmtuar bizneset që respektojnë standardet dhe rregulloret në fuqi”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Tutje ai ka thënë se megjithëse ligji parashikon qartë detyrimet e institucioneve përkatëse për mbikëqyrjen e cilësisë së derivateve, deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret për të rikthyer kontrollin në këtë sektor jetik për ekonominë dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Në këtë kontekst, bëhet thirrje urgjente për veprim nga institucionet kompetente për të rivendosur menjëherë kontrollet e rregullta dhe për të siguruar transparencë të plotë për opinionin publik në lidhje me cilësinë e produkteve të naftës që qarkullojnë në tregun vendor.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 543)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com