DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

​S’ka dorëheqje, a e shkeli ligjin Albin Kurti – flet Mazllum Baraliu

27 Mars 2025
A A
​S’ka dorëheqje, a e shkeli ligjin Albin Kurti – flet Mazllum Baraliu
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrat e kabinetit qeveritar, të cilët kanë fituar mandatin për deputetë në legjislaturën e nëntë kanë vendosur të mos japin dorëheqje nga postet e tyre në ekzekutiv, përkundër që në pikën 1 të nenit 26 të Ligjit për Qeverinë thuhet se “në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.

Përkitazi me këtë, edhe në bazë të pikës 2 të nenit 70 të Kushtetutës së Kosovës, theksohet se mandati i deputetit fillon ditën e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Mirëpo pas certifikimit të sotëm të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ-ja, kryeministri në detyrë Albin Kurti, anashkaloi këtë nen, derisa tha se qeveria ka kaluar në detyrë dhe se s’ka nevojë për akt formal të dorëheqjes.

Në lidhje me këtë situatë dhe mundësitë që Kurti bashkë me kabinetin qeveritar të mbajnë dy poste paralelisht dhe se a është kjo shkelje ligjore, KosovaPress ka komunikuar me njohësin e Kushtetutës, profesorin universitar, Mazllum Baraliu.

Ai tha se në Ligjin për Qeverinë si dhe Kushtetutën kur flitet për mandatin e deputetit ka zgjidhje të dyfishta, por sipas tij, vendimi që anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputet të mos japin dorëheqje nuk është e kundërligjshme.

Ai tha se qeveria tanimë është me përgjegjësi të kufizuara dhe detyra teknike. Sipas tij, konflikti i interesit nuk ekziston ende, pasi përkundër që rezultatet e zgjedhjeve u certifikuan, mandati i deputetit, rrjedhimisht edhe paga e tyre fillon në momentin e betimit dhe verifikimit të mandateve.

Baraliu: Në këtë rast nuk mund të flasim për kundërligjshmëri

“Ka zgjidhje të dyfishta, por në këtë rast nuk mund të flasim për kundërligjshmëri pasi një formë e përcaktimit të këtyre njerëzve që kanë qenë në mandat të plotë dhe iu ka dalë mandati tani janë me detyra teknike dhe s’mund të thuash se janë në kundërshtim me ligjin, pasi qeveria duhet të punojë. Në çdo sistem të botës sido që t’ia vësh emrin, qeveria brenda mandateve kushtetuese duhet të punojë deri në dorëzimin e punës në kabinetin tjetër qeveritar….Vetëm në momentin kur bëhet verifikimi i mandateve dhe fillon mandati katërvjeçar i Kuvendit. Atë ditë që mbahet bëhet verifikimi dhe betimi dhe prej atij momenti. Ende s’kemi betim të deputetëve, por vetëm certifikim”, tha ai.

Të ndarë në dysh për këtë çështje kanë qenë edhe në shoqërinë civile, ku janë ngritur dilema të mëdha janë ngritur se kur duhet të japin dorëheqje kryeministri dhe ministrat, të cilët janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës, në momentin e certifikimit të rezultateve apo në momentin e betimit si deputet në Kuvend.

Përveç zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, të cilët nuk kanë qenë në listën për kandidatë për deputetë të partisë në pushtet – Lëvizjes Vetëvendosje, të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar kanë fituar ulëse në legjislaturën e nëntë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 085)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (303)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com