Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar një takim përmbyllës me bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij, në prag të ditës së zgjedhjeve.
“Një diskutim dhe mobilizim final me bashkëpunëtorët e mbështetësit e mi, para ditës së zgjedhjeve! Faleminderit shumë për mbështetjen dhe punën tuaj të palodhshme në këtë fushatë!”, ka deklaruar Latifi.
Ai ka vlerësuar angazhimin e secilit pjesëmarrës në fushatë, duke theksuar se bashkë kanë bërë një punë të madhe për të ardhmen e komunës së Rahovecit.
