Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar takime me qytetarët e Drenocit, Senocit dhe Pastaselës, ku është pritur me mbështetje të parezervë për konceptin e tij qeverisës.
“Sonte, së bashku me qytetarë të tri fshatrave, diskutuam për nevojën e investimeve të shumëanshme përmes projekteve të planifikuara. Punë që nuk ndalet e motiv që nuk shuhet gjendet te numri fitues 174. Faleminderit për mbështetjen!”, ka shkruar Latifi.
Ai ka theksuar se mbështetja që po merr nga qytetarët e Rahovecit është dëshmi e besimit të fortë për vazhdimin e punëve të mira dhe projekteve zhvillimore në të gjitha fshatrat e komunës.
