Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar duke theksuar se akuzat dhe fjalët e pabazuara nuk kanë arritur asnjëherë ta ndalin punën e tij.
Ai tha se qytetarët tashmë janë të bindur për punën e bërë dhe për vizionin që ai përfaqëson.
“Fjalët e pabazuara asnjëherë s’e kanë ndalur punën, e as nuk e kanë zbehur të vërtetën! Qytetarët e dinë që puna nuk ndalet!”, është shprehur Latifi.
