Në shtëpinë e Avdurrahmon Kelmendit në Fortesë, vëllait të Heroit të Kosovës, Agim Kelmendi, kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, u prit me respekt nga më i moshuari i familjes, Selim Kelmendi, dhe të afërm të tij.
Latifi theksoi se familja Kelmendi është simbol i sakrificës dhe atdhedashurisë, që në çdo kohë i ka falur Kosovës heronj dhe luftëtarë të lirisë.
“Kemi qenë bashkë para lufte, në luftë, e bashkë jemi edhe tani. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe respektin që e ruani për vlerat e lirisë”, u shpreh Smajl Latifi.