Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar një tubim entuziast me qytetarët e Fortesës, Sopniqit, Pataqanit të Epërm, Pataqanit të Ulët dhe Nushpallit, ku është pritur me mbështetje të madhe.
“Në tubimin me qytetarët e Fortesës, Sopniqit, Pataqanit të Epëm, Pataqanit të Ulët e Nushpallit u bë edhe më e qartë fitorja jonë që vuloset më 9 nëntor. Mbështetja që marrim, është detyrë që ne e pranojmë me përgjegjësi të lartë. Do të jemi në shërbim të qytetarëve të komunës sonë, për të krijuar projekte që e transformojnë Rahovecin. Faleminderit për pritjen e ngrohtë!”, ka deklaruar Latifi.
Ai ka theksuar se kjo përkrahje e sinqertë nga qytetarët është dëshmi e besimit të ndërsjellë dhe motiv shtesë për të vazhduar drejt fitores dhe zhvillimit të Rahovecit.
