“Nuk ka sektor që Komuna e Rahovecit nuk e ka prekur me dorën e mbështetjes,” tha kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë vizitës së tij tek blegtorët Lulzim Shabandula dhe Selim Oruçi.
Ai u shpreh se fermerët janë të kënaqur me subvencionimin për litër qumështi dhe me shërbimet falas të veterinarisë që ofron Komuna.
Në fermën e tij me 16 lopë e 12 viça, Lulzim Shabandula arrin të prodhojë 200 litra qumësht në ditë. Ndërkaq, në fermën e Selim Oruçit, me 12 lopë e 13 viça, kapaciteti i prodhimit është rreth 150 litra qumësht në ditë.
“Mbështetja jonë konkrete do të rritet dhe do të zgjerohet, për të krijuar kushte edhe më të mira për veprimtarinë bujqësore,” premtoi Latifi.
#PunaNukNdalet
#174
