Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një kafe bashkë me një grup punëtorësh nga Drenoci dhe Senoci.
Latifi ka shprehur mirënjohje për energjinë pozitive dhe bisedën e sinqertë me ta, duke theksuar se sinqeriteti dhe vullneti i vërtetë gjenden gjithmonë te njerëzit e punës.
“Faleminderit për energjinë pozitive dhe bisedën e sinqertë, që mund ta gjesh vetëm te njerëzit e punës, si ju. Ju uroj të gjithëve një fillimjavë të mbarë!”, ka shkruar Latifi.
