Në nëndegën Rahoveci I, kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, u takua me qytetarë të shumtë të Rahovecit për të shpalosur programin e tij qeverisës – një program të zbatueshëm, të ndërtuar mbi nevojat reale të komunitetit.
Në këtë takim u theksua se premtimet e dhëna do të mbahen, ashtu siç është dëshmuar në mandatin e kaluar me projekte konkrete në çdo lagje dhe fshat të komunës.
Mbështetje të fuqishme mori edhe kandidati për Asamblenë Komunale, Albnor Mullabazi, pjesë e listës fituese të AAK-së.