Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar takim me qytetarët e Fortesës, ku u prit me mikpritje të ngrohtë dhe mbështetje të fuqishme.
Latifi u shpreh mirënjohës për përkrahjen e banorëve të kësaj ane, duke theksuar se besimi i tyre do të shpërblehet me punë dhe përkushtim të pandalshëm.
“Në Fortesë gjithmonë kemi gjetur mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e palëkundur! Premtimet tona do të mbahen e lidhja jonë e fortë do të vazhdojë,” u shpreh Latifi.