Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar fshatin Opterushë, ku u takua me qytetarët dhe iu shpalosi programin e tij qeverisës për mandatin e ardhshëm.
Latifi theksoi se vizioni i tij mbetet i qartë: zhvillimi i qëndrueshëm i Rahovecit dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve. Ai premtoi vazhdim të punëve të nisura dhe projekte të reja që do ta çojnë komunën përpara.
“Opterushës ia dhamë fjalën dhe ia shpalosëm programin tonë qeverisës. Edhe për katër vitet e ardhshme, puna nuk ndalet,” tha Latifi.
 
			 
    	