Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka theksuar se platforma e tij politike adreson me saktësi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve në çdo cep të Rahovecit.
Ai tha se vizitat në fshatrat Vrajakë dhe Bratotin e dëshmojnë këtë përkushtim, duke shtuar se puna e tij dhe e ekipit do të vazhdojë pa ndalë.
“Platfroma jonë adreson me saktësi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve anembanë Rahovecit. Në Vrajakë e Bratotin, Puna Nuk Ndalet!”, ka deklaruar Latifi, duke kujtuar edhe numrin e tij në fletëvotim – #174.
