Pas takimeve të mbajtura në Malësinë e Vogël dhe Fortesë, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, e ka vijuar mëngjesin me një takim të ngrohtë me qytetarët e Rahovecit.
“Pas Malësisë së Vogël e Fortesës, nga një kafe mëngjesi edhe me qytetarët e Rahovecit. Është kënaqësi të takohemi mëngjeseve të gjalla të Rahovecit të punës e të zhvillimit. Faleminderit për pritjen dhe për përkrahjen!” – ka shkruar Latifi.
