Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë mbështetje të fuqishme nga banorët e Ratkocit, Gexhës, Malësisë së Vogël, Vrajakës dhe Bratotinit. Ai ka falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe besimin, duke theksuar se kjo e motivon edhe më shumë për të punuar në shërbim të komunës.
“Ratkoci, Gexha, Malësia e Vogël, Vrajaka e Bratotini janë me ne! Mbështetje që na mbush vullnet e na motivon për të dhënë gjithçka që e dimë e mundemi për komunën tonë. Faleminderit për këtë pritje kaq të veçantë e për këtë përkrahje kaq të fuqishme! Më 9 nëntor vulosim vendimin tonë të përbashkët për numrin 174!”, ka deklaruar Latifi.
