Në qendrën afariste të Rahovecit, në Xërxë, para shumë qytetarëve dhe mbështetësve, kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka prezantuar programin me projekte konkrete që do të realizohen në këtë pjesë të komunës.
Latifi theksoi se Xërxa do të marrë vëmendjen dhe investimet e nevojshme për zhvillim, duke u zotuar për përkushtim dhe angazhim të pandalshëm.
Në këtë tubim u prezantuan edhe dy kandidatët për Kuvendin e Komunës nga Xërxa, Sinan Kryeziu dhe Lendrit Morina, të cilët pritet të përfaqësojnë interesat e qytetarëve me përgjegjësi të lartë dhe kujdes të veçantë.
“Xërxa është shembulli më i mirë i zhvillimit dhe i punës që nuk ndalet”, u shpreh Latifi, duke potencuar rëndësinë që ky fshat ka për komunën e Rahovecit.
