Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, sonte do të qëndrojë në fshatin Fortesë, ku do të bëjë shpalosjen e programit qeverisës, projekteve dhe investimeve të planifikuara për këtë vendbanim.
“Sonte na pret Fortesa, për ta bërë shpalosjen e programit tonë qeverisës, projekteve dhe investimeve të planifikuara për këtë fshat. Ju ftoj që të na bashkoheni nga ora 19:00!”, ka bërë të ditur Latifi.
Takimi pritet të jetë një nga ngjarjet kyçe të fushatës së AAK-së në këtë rajon, ku Latifi do të paraqesë vizionin e tij për zhvillimin lokal, përmirësimin e infrastrukturës dhe përkrahjen e banorëve të Fortesës në sektorë të ndryshëm.
