Kryetari i Rahovecit dhe kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, ka vizituar sot kompaninë “Agro Krusha”, e cila po rrit kapacitetet e prodhimit dhe po zgjerohet në tregun vendas dhe ndërkombëtar.
Sipas Latifit, kompania ka 38 pika të shitjes në Kosovë, me një rritje të prodhimit prej 40% krahasuar me vitin e kaluar, dhe një gamë produktesh prej 17 artikujsh, ku 11 artikuj eksportohen në Evropë dhe SHBA.
Latifi u prit nga udhëheqësja e kompanisë, znj. Ermira Duraku, e cila u vlerësua për përkushtimin dhe suksesin në punë. Ai theksoi se “Agro Krusha” është gjithashtu një vend i rëndësishëm për studentët dhe të rinjtë që punojnë si punëtorë sezonal.
Nga mandati i ri qeverisës, Latifi premtoi mbështetje konkrete për të rinjtë:
Subvencionim 50% të pagës për punën praktike ose sezonale në “Agro Krusha” dhe bizneset tjera të komunës.
“Faleminderit për pritjen dhe suksese të pandalshme “Agro Krushës””, u shpreh Latifi, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së biznesit lokal dhe të rinjve në zhvillimin ekonomik të Rahovecit.
 
			 
    	