Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar fermerin dhe blegtorin Shefqet Kastrati nga fshati Zatriq.
Shefqeti kultivon rreth 60 krerë lopë, prej tyre 36 qumështore, duke kontribuar ndjeshëm në prodhimin vendor të qumështit dhe zhvillimin e sektorit blegtoral në komunë. Gjatë bashkëbisedimit, ai ka ndarë planet e tij për zgjerimin e aktivitetit blegtoral, duke shprehur besim se investimet në këtë sektor do të sjellin më shumë prodhim dhe punësim.
Latifi i uroi suksese të mëtejshme Shefqetit dhe të gjithë blegtorëve të komunës së Rahovecit, duke theksuar rëndësinë që ka mbështetja e bujqve dhe blegtorëve për zhvillimin ekonomik lokal.
