DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Smajl Latifi viziton fermerin Tasim Dula në Rahovec: “Shembull i suksesit në bujqësi”

1 Tetor 2025
A A
Smajl Latifi viziton fermerin Tasim Dula në Rahovec: “Shembull i suksesit në bujqësi”
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi, ka vizituar sot fermerin e njohur Tasim Dula, i cili njihet për trashëgiminë 100-vjeçare familjare në prodhimin e fidanëve të hardhisë.

Latifi tha se Tasim Dula është një shembull i suksesit në bujqësi, duke treguar se aktualisht prodhon rreth 150 mijë fidanë në vit, krahas kultivimit të vreshtave në një sipërfaqe prej 4.5 hektarësh.

“Është kënaqësi të shohësh se falë punës, përkushtimit dhe konsulencës së ofruar nga Komuna e Rahovecit për aplikim në grantet e Ministrisë së Bujqësisë, vitin e kaluar Tasimi ka arritur të ngrisë edhe 2 hektarë të rinj vreshta. Ky është një tregues i qartë se kur institucionet e ndihmojnë fermerin, zhvillimi bëhet i prekshëm,” tha Latifi.

Ai falënderoi Tasim Dulën për pritjen e ngrohtë dhe theksoi se bujqësia dhe vreshtaria do të mbeten prioriteti kryesor në programin e tij qeverisës për Rahovecin.

KATEGORITË

  • Botë (1 135)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 389)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (136)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (839)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com