Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, ka vizituar kompaninë e autoservisit “Faredini-A”, me pronar Artan Shabandulën, djalin e dëshmorit të kombit, Sabit Shabandula.
Gjatë takimit, z. Shabandula e njoftoi kandidatin Latifi se kompania e tij merret me servisimin e veturave dhe ofrimin e shërbimit të veturave me qira, duke punësuar disa punëtorë dhe duke kontribuar në ekonominë lokale.
Latifi vlerësoi punën dhe përkushtimin e Artanit, duke theksuar rëndësinë e bizneseve vendore që rriten me mund e ndershmëri.
“Këto biznese janë shembull i mirë për zhvillimin e komunës sonë. Ju shkoftë puna mbarë dhe suksese në çdo hap,” – u shpreh Latifi.
Ai falënderoi pronarin për pritjen dhe përkrahjen, duke e quajtur “Faredini-A” një model të qëndrueshëm të biznesit vendor.