DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Smajl Latifi viziton kompaninë “Osa Termosistem”: Shembull i suksesit vendor dhe eksportit ndërkombëtar

7 Tetor 2025
A A
Smajl Latifi viziton kompaninë “Osa Termosistem”: Shembull i suksesit vendor dhe eksportit ndërkombëtar
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar sot kompaninë e njohur “Osa Termosistem”, një emër që tashmë ka kaluar kufijtë e komunës dhe është bërë sinonim i inovacionit dhe cilësisë në gjithë vendin.

Gjatë takimit me mikun e tij, Arian Osa, Latifi u njoftua me planet e zgjerimit të kompanisë dhe investimet e reja në pajisje digjitale dhe robotike, që po e modernizojnë procesin e prodhimit.

“Osa Termosistem” aktualisht punëson 85 punëtorë dhe eksporton 60% të prodhimit të saj jashtë vendit. Kompania njihet për produktet e gastronomisë, dhomat frigoriferike, pajisjet për përpunimin e ushqimit dhe këmbyesit e nxehtësisë, duke dëshmuar standard të lartë e profesionalizëm të rrallë në këtë fushë.

Në planet e afërta, kompania pritet të zgjerohet me 2,000 metra katrorë hapësira të reja pune, gjë që do të mundësojë rritje të kapaciteteve prodhuese, punësim të ri dhe shtim të eksporteve.

Latifi falënderoi familjen Osa për mikpritjen dhe përkushtimin në zhvillimin e ekonomisë vendore, duke theksuar se bizneset e tilla janë pasqyra më e mirë e punës, inovacionit dhe shpirtit ndërmarrës të Rahovecit.

“Faleminderit për pritjen familjes Osa, e sukseset dhe puna mos u ndalshin asnjëherë!”, – u shpreh Smajl Latifi.

KATEGORITË

  • Botë (1 116)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (12 942)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (720)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com