Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një vizitë te ekipi i zjarrëfikësve të qytetit.
Latifi ka ndarë një moment mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm, duke theksuar se edhe pse mëngjesi ishte i qetë, zjarrëfikësit janë gjithmonë në gatishmëri për të shërbyer qytetarët.
“Mëngjes i qetë te zjarrëfikësit, por në gjendje gatishmërie, si gjithmonë. 🚒 Faleminderit!”, ka shkruar Latifi.
Ai vlerësoi lart profesionalizmin dhe humanizmin e zjarrëfikësve, të cilët, siç tha, janë shembull i përkushtimit dhe guximit në shërbim të komunitetit.
