Banorët e fshatrave Vrajakë dhe Bratotin pritën sot kandidatin për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe kandidaten për Asamblenë Komunale, Kosovare Morina.
Gjatë takimit u diskutua për projektet e së ardhmes, ndërsa Latifi theksoi se shumë punë tashmë janë realizuar në këto dy fshatra, por se angazhimi do të vazhdojë.
“Kosovare Morina mori besimin e banorëve për një përfaqësim meritor dhe të përgjegjshëm të interesave të tyre. Bashkë kemi realizuar shumë projekte të nevojshme, por puna nuk ndalet,” tha Latifi.
Ai shtoi se programi i tij dhe i ekipit të LDK-së do të fokusohet në zhvillimin e vazhdueshëm të infrastrukturës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët e Rahovecit.
