DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani për lirimin e tij me kusht, Fazliu 40 mijë

10 Shkurt 2026
A A
Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani për lirimin e tij me kusht, Fazliu 40 mijë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ka siguruar lirimin nga paraburgimi përmes një garancie prej 50,000 eurosh. Sipas vendimit të Gjykatës, 20,000 euro janë siguruar nga familja e tij, ndërsa pjesa tjetër prej 30,000 eurosh është ofruar nga një person, identiteti i të cilit mbetet i redaktuar për publikun.

“Mbrojtja e Smakajt propozon një garanci totale prej 50,000 eurosh si siguri që z. Smakaj do të marrë pjesë në procedurat gjyqësore kur të kërkohet, prej të cilave 20,000 euro do të sigurohen nga familja e tij dhe 30,000 euro nga [REDACTED]. Mbrojtja e Smakajt gjithashtu ofron informacion mbi disponueshmërinë e menjëhershme të mjeteve financiare”, thuhet në vendim.

Mbrojtja ka argumentuar se këto mjete janë menjëherë të disponueshme dhe garantojnë pjesëmarrjen e tij në proces.

Për Fadil Fazliun, është ofruar një dorëzani prej 40,000 eurosh, e cila është ofruar tërësisht nga një person i tretë, identiteti i të cilit gjithashtu mbetet i redaktuar.

“Mbrojtja e Fazliut propozon një garanci prej 40,000 eurosh që të ofrohet nga [REDACTED], e cila, ‘siç kontekstualizohet nga gjendja financiare e vetë z. Fazliu’ (dmth. ‘shuma e ofruar është shumëfish më e madhe se vlera totale e pasurisë së z. Fazliu’), do ta ‘përforconte edhe më tej respektimin [e kushteve]’”, thuhet në vendim.

Gjykata ka vlerësuar se kjo shumë është “shumëfish më e madhe se vlera totale e pasurisë së vetë z. Fazliu”, duke e konsideruar si një garanci të fuqishme që ai nuk do t’i shkelë kushtet e lirimit, pasi humbja e këtyre parave do të përbënte një goditje të rëndë financiare.

Përveç Smakajt dhe Fazliut, Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se me kushte të ngjashme është liruar edhe Haxhi Shala. Për të gjithë të liruarit, gjykatësi ka vlerësuar se mbajtja e mëtejshme në paraburgim nuk ishte më proporcionale, duke marrë parasysh ndryshimin e rrethanave dhe fazën e procesit gjyqësor.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 690)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (262)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com