Sonte me fillim nga ora 19:00, nis ndeshja e parë e gjysmëfinales së playoff-it.
Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, do të zhvillohet “El Clasico” e basketbollit kosovar.
Trepça është nikoqire e Prishtinës.
Duelin e rivalëve të vjetër, e sjellë në transmetim të drejtpërdrejtë platforma më e madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion, njofton Klankosova.tv.
Kjo ndeshje ashtu sikur edhe herave të kaluara, pritet të sjellë një ballafaqim tejet interesant dhe një ndeshje të zjarrtë.
Derisa nesër do të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër mes Bashkimit dhe Pejës.
Ky ndeshje pritet të luhet me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Kujtojmë që skuadra që siguron tre fitore, merr edhe epitetin e skuadrës finaliste.