Sonte në ora 21:00, televizioni DTV MEDIA sjell për herë të parë një dokumentar ekskluziv kushtuar jetës, veprës dhe trashëgimisë shpirtërore të Haki efendi Sermaxhaj – një nga figurat më të njohura të botës fetare dhe intelektuale në Kosovë.
Ky dokumentar sjell rrëfime të padëgjuara më parë, arkiva filmike, dëshmi nga familjarët, nxënësit dhe bashkëkohësit e tij, duke ndriçuar personalitetin dhe kontributin e Haki efendiut në edukimin fetar dhe ruajtjen e vlerave kombëtare në periudha sfiduese.
Përmes këtij produksioni, publiku do të ketë rastin të njihet më afër me jetën e një dijetari të devotshëm, i cili për dekada me radhë mbeti zë i urtësisë, paqes dhe përkushtimit ndaj fesë e kombit.
📺 Mos e humbni – sonte, ora 21:00, vetëm në DTV MEDIA.