DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sopranoja Ermonela Jaho sonte në Prishtinë: Kam dhënë shumë për këtë koncert, sikur të ishte i fundit në jetën time

8 Qershor 2025
A A
Sopranoja Ermonela Jaho sonte në Prishtinë: Kam dhënë shumë për këtë koncert, sikur të ishte i fundit në jetën time
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën e organizuar për media, një ditë para koncertit-gala që do të mbahet sonte në qendër të Prishtinës, sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho ka thënë se ndërtimi i shtëpisë së Operës është një domosdoshmëri për të kanalizuar kapacitetin e artistëve të rinj të Kosovës si dhe për të pasuruar shpirtin e popullit, shkruan KultPlus.

Sopranoja e njohur ndërkombëtarisht, Ermonela Jaho ka thënë se në Kosovë ka ardhur me një detyrim shpirtëror, moral dhe patriotik për t’i dhënë një shtysë ndërtimi të kësaj shtëpie operistike, e cila konsiderohet jetike për artistët dhe brezat e rinj.

“Jam shumë e lumtur që kthehem përsëri në Kosovë. Pas 12 vitesh ndiej kaq shumë dashuri, ka kaq shumë profesionalizëm, ka kaq shumë energji pozitive, e cilësi. Me këtë koncert dhe gjithë punën që e kemi bërë me artistët, kemi treguar se meritojnë të kenë shtëpinë e tyre, vendin ku ata mund të japin më të mirën, shtëpinë operistike që do të na e kishte zili tërë bota. Pra, një shtëpi operisike për të pasuruar shpirtin e këtij populli. Në këtë periudhë sa kam qenë këtu kam qenë e rrethuar me aq shumë dashuri, me kaq mikpritje që vetëm shqiptarët dijnë të bëjnë. Uroj që kjo që dhamë të gjithë bashku të jetë një ogur i mirë për të ndërtuar shtëpinë e shpirtrave të muzikantëve shqiptarë, që do të kurorëzonte kulturën e Kosovës. Një shtëpi operistike ku do të mblidhte të gjithë këta talentë. Unë pata edhe një takim me artistët e rinj në fakultet. Ishte mbushur salla plotë me shumë dashuri dhe energji, shtrohet pyetja ku do t’i dërgojmë këta artistë. Duhet të ju hapim dyert, dhe dyert e një teatri janë dyert e shpirtit”, ka thënë artistja Jaho.

Sopranoja Jaho ka thënë gjithashtu se angazhimin e saj në Kosovë e ka bërë më me shumë seriozitet nga që do ta bënte për secilin vend të botës, kjo pasi ndien detyrim për të sjellë përvojën e skenave ndërkombëtare dhe motivimin e nevojshëm për brezin e ri të artistëve të kombit të saj.

“E kam marr aq seriozisht, aq seriozisht siç do e merrja në çdo vend të botës, por akoma më seriozisht. Për t’iu thënë brezit të ri: unë flas gjuhën tënde, unë arrita, edhe ti arrin. Të tregoj rrugën në kuptimin e asaj që çfarë kam hequr unë nuk ke pse heq ti. Të tregoj rrugën që të mos humbasësh kohën kot. Kështu që, impenjimi im është aq i madh, nuk jam kursyer asnjë sekondë. Kam dhënë sikur të jetë hera e parë dhe e fundit e jetës time për ti dhënë shpresë një artisti që edhe ti mund të bëhesh, duke ia treguar rrugën. Më besoni është marrë aq seriozisht sa nuk kam marr asnjëherë asnjë gjë në jetën time deri në këtë pikë. Është ekstra mbi atë që kam bërë dhe bëj nëpër botë, këtë ju siguroj”, ka thënë artistja Jajo, duke potencuar që do të rikthehet përsëri në Kosovë për të dhënë kontributin e saj për brezin e ri të artistëve dhe për Institucionin e Operës.

Kurse, dirigjenti maestro Jakopo Sipari di Pescasseroli ka thënë se ndihet shumë i lumtur që do të jetë pjesë e këtij koncerti, për të ndarë skenën me një artiste të madhe si Ermonela Jaho.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu me të gjithë ju, specifikisht me soprano Ermonela Jaho. Ky nuk është koncert, por është një eksperiencë sociale dhe emocionale për secilin sepse mendoj që ky koncert është një dhuratë. Ju keni privilegj, për të shijuar muzikën e Ermonela Jaho-s. Është si të ecësh mbi re. Të jepet ndjesia sikur je duke folur me Zotin. Mendoj që ajo është e vetmja në botë që mund t’i jap secilit ndjesinë që i gjithë njerëzimi është hyjnor.” ka thënë maestro Jakopo Sipari di Pescasseroli.

Ndërsa, Abigeila Voshtina- koncert mjeshtër, ka thënë se Kosova duhet ta ketë sa më parë Teatrin e Operas, në mënyrë që të mos detyrohen artistët e rinj të emigrojnë jasht vendit për të realizuar ëndërrat e tyre, ashtu siç dikur kishte vepruar vetë ajo dhe sopranoja Jaho.

“Ne kemi parë që shqiptarët janë në gjendje të bëjnë gjithçka. Janë njerëzit më të aftë për tu përshtatur e rregullat e çdo shteti. Ne kemi yje që shndrrisin në çdo fushë të jetës. Dhe nuk shndrrisim në shtëpinë tonë, kjo nuk mund të jetë më e kuptueshme për mua. Dhe këtë e them si një njeri që ka drejtuar institucione, si një njeri që do të vazhdojë të luftojë, sepse janë disa gjëra që bëjnë pjesë te idealet, jo tek pushteti. Dhe idealin e kemi të gjithë. Përndryshe, kjo është një ekspericencë e mrekullueshme që për herë të parë e përjetoj në jetën time, duke interpretuar si instrumentiste me Ermonela Jahon. Është një gjë unike. Ejani të shijoni këtë udhëtim, që do të ngelë brenda shpirtit tuaj, do të jetë një udhëtim që me të vërtetë do të mendoni se pse nuk e kam bërë më përpara këtë gjë”, ka thënë Voshtina.

Ndërkaq, Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj ka thënë se organizimi i këtij koncerti është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Operën e Kosovës, si një institucion e cili është në ngritje e sipër.

“Koncerti i datës 8 qershor është jashtëzakonisht domethënës për institucionin e Operës së Kosovës, një institucion i cili akoma nuk është kompletuar dhe ka një rrugëtim të gjatë përpara, për ta plotësuar gjithë organikën e tij, në fakt, aktualisht shumë fragjile e cila krijohet dhe shuhet pothuajse çdo sezone, e që më pas duhet të rikrijohet nga fillimi. Dhe pikërisht tani kemi një prej emrave më të ikonik të skenës operistike. Në këtë fazë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe besoj që do të jetë një shtytje për ta ndërtuar të plotë iinstitucionin”, ka thënë Selimaj.

Kurse, Kryesuesja e Bordit të Operës Rreze Kryeziu tha se prania e Jahos në këtë koncert, e po ashtu edhe ardhja e artistëve të tjerë të kalibrit botëror tregojnë për një të ardhme me qëndrueshmëri të plotë për institucionet e muzikës.

“Faleminderit Ermonea Jahos që ka vendosur Kosovën dhe jo vetëm institucionin e Operës së Kosovës në hartën operistike botërore. Ermonela Jaho na ka dhënë një mundësi tjetër dhe një kthesë tjetër, jo vetëm për komunitetin por për gjithë shoqërinë tonë. Për institucionin e Operës së Kosovës ky është një moment historik. Ardhja e Jahos është një moment historik dhe këtu nuk po flas vetëm për insitucionin ose komunitetin artistik, por edhe në cilësinë e qytetares. Ermonela Jaho nuk është dhe nuk prezanton vetëm një emër të madh botëror, ajo ka dëshmuar që përmes fuqisë ose mishërimit të fuqisë së artit të saj ka tejkaluar kufinjt, ka bashkuar njerëzit dhe këtë po e bën edhe tek ne” ka thënë Kryeziu.

Koncerti gala nga Opera e Kosovës me sopranon Ermonela Jaho dhe maestron Jakopo Sipari di Pescasseroli do të mbahet nesër në ora 20:30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./ KultPlus.com

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 199)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com