DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sot mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

18 Mars 2025
A A
Sot mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, shefi i diplomacisë polake, Radoslaw Sikorski, konfirmoi se më 18 mars Shqipëria do të ulet në konferencën e katërt ndërqeveritare në Bruksel.

Në këtë raund të ri bisedimesh do të hapet grup-kapitulli i tretë i negociatave për konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Sikorski përmendi avantazhet e politikës së zgjerimit të BE-së.

“Ne shpresojmë që të hapim një grup-kapitull të ri të negociatave me Shqipërinë në një konferencë ndërqeveritare që do të zhvillohet muajin e ardhshëm dhe po ashtu vijimin e negociatave edhe me Malin e Zi. Zgjerimi është një proces me përfitime të dyanshme, si për shtetet kandidate dhe për ato anëtare të BE-së. Po ju jap si shembull shifrat në rritje të tregtisë mes Gjermanisë dhe Polonisë që nga koha kur ne u bëmë shtet anëtar. Tregtia mes nesh u rrit me 8 herë”, tha Radoslaw Sikorski.

Më 15 tetor, me Shqipërinë u hap grup-kapitulli për çështjet themelore që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Më 17 dhjetor janë hapur diskutimet për grup-kapitullin e gjashtë, atë për marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 065)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (143)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (975)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com