Sot është përpjekja e nëntë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kandidatja për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tashmë gjashtë herë ka dështuar të zgjidhet në krye të këtij institucioni.
Në seancën e fundit, ajo ka marrë vetëm 54 vota.
PDK, LDK dhe AAK disa herë i kanë kërkuar VV-së që ta ndërrojë kandidaten. Madje, janë përmendur disa emra që deputetë të partive tjera kanë shprehur gatishmërinë t’i votojnë.
Seanca e sotme pritet të fllojë në orën 10:00.