Gjatë ditës së sotme pritet të regjistrohen deputetët e rinj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Regjistrimi i deputetëve të rinj filloi dje në Kuvendin e Kosovës, me ç’rast u regjistruan
deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky është një proces formal dhe i domosdoshëm që i paraprin seancës konstituive të Kuvendit, e cila është paraparë të mbahet më 15 prill.
