DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Spahiu: Nuk do të lëshohem në detaje, por Gjuriqi është largpamës

19 Maj 2025
A A
Spahiu: Nuk do të lëshohem në detaje, por Gjuriqi është largpamës
Share on FacebookShare on Twitter

Një fotografi e publikuar nga profesori, Nexhmedin Spahiu, ku shfaqet në zyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka ngjallur reagime të shumta në media dhe skenën politike në Prishtinë.

Spahiu, në një deklaratë për gazetën Danas, ka sqaruar se takimi me ministrin serb ishte krejtësisht informal.

Ai tha se ishte ftuar për një kafe nga Gjuriq, me të cilin ka një njohje të vjetër, sapo ky i fundit kishte kuptuar se Spahiu ndodhej në Beograd.

“Thjesht isha në një konferencë në Beograd. Ministri mori vesh që jam aty dhe më ftoi për një kafe. Diskutuam për marrëdhëniet ndëretnike, për dialogun dhe shkëmbyem mendime. Asgjë e jashtëzakonshme”, deklaroi Spahiu.

Ai shtoi se reagimet në Prishtinë ishin të pritshme dhe të motivuara politikisht.

“Është ngritur shumë zhurmë sepse opozita në Prishtinë pretendon se kam qenë aty për të siguruar vota për Albin Kurtin, gjë që është krejtësisht e pavërtetë. Nuk kemi folur fare për atë temë”, theksoi ai.

Spahiu vlerësoi bisedën si të dobishme për të dy palët.

“Ishte një bisedë joformale për çështje që rëndojnë shoqërinë kosovare dhe raportet Kosovë-Serbi. Nuk do të ishte korrekte të zbuloj detaje, por mund të them se e vlerësoj Marko Gjuriqin si një nga politikanët më largpamës në qeverinë serbe – ai e di çfarë kërkon dhe për çfarë punon”, tha ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 009)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 908)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (124)
  • TV (54)
  • Vendore (79)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com