DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Spahiu: Votim i çuditshëm, ata që punuan u ndëshkuan në zgjedhje, ndërsa dembelët i çuan përpara

19 Shkurt 2025
A A
“Slogane të kopjuara, ne themi “qosh me qosh” / Spahiut ‘godet’’ partitë politike
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka shprehur skepticizëm për produktivitetin e legjislaturës së re, duke vënë në dukje disa probleme në listat e kandidatëve të partive.

Sipas tij, në listën e “Vetëvendosjes” janë përfshirë ministra që kanë dështuar dhe nuk kanë treguar ndonjë rezultat konkret në punën e tyre, ndërsa disa figura që e kanë merituar të jenë në Kuvend nuk janë fare pjesë e listave të reja të deputetëve.

‘’Nuk më duket që kjo legjislaturë do të jetë më produktive për arsyen e thjeshtë që unë e pashë. Shembull në listën e Vetëvendosjes janë futur ministra të cilët kanë dështuar, që nuk kanë punuar asgjë, që kanë qenë dështim total dhe ka nga ata që nuk janë fare në listën e deputetëve e që e kanë merituar të jenë ‘’, tha Spahiu.

Spahiu e ka cilësuar votimin si të çuditshëm dhe si një sinjal që nuk premton përmirësim në qeverisjen e ardhshme. Ai ka vërejtur se votuesit, në vend që të mbështesin ata që kanë punuar, i kanë demotivuar të njejtit, ndërsa ata që nuk kanë dhënë rezultate i kanë avancuar në listë.

‘’Votimi është shumë i çuditshëm dhe nuk premton që do të ketë qeverisje më të mirë sesa që e kishim. Votuesi, ata që kanë punuar i ka demotivuar, ndërsa e ata që nuk kanë punuar i ka çuar përpara ‘’, deklaroi Spahiu.

Megjithatë, ai ka theksuar se një aspekt pozitiv është fakti që qytetarët po votojnë gjithnjë e më shumë sipas preferencave të tyre dhe jo vetëm sipas listave të caktuara nga liderët politik.

‘’Fakti që tani njerëzit votojnë pavarësisht vendit në listë ku janë tregon se votuesit kanë filluar të shohin se nuk është e thënë të votohen vetëm preferencat e liderëve, por dhe preferencat e tyre’’, përfundoi Spahiu.

KATEGORITË

  • Botë (1 149)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 769)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (140)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (941)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com