DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Spiropali me kritika ndaj Gjykatës Speciale: Lufta e Kosovës nuk ishte për pushtet, ishte për liri- lufta për liri nuk është në gjyq

25 Shkurt 2026
A A
Spiropali me kritika ndaj Gjykatës Speciale: Lufta e Kosovës nuk ishte për pushtet, ishte për liri- lufta për liri nuk është në gjyq
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka qenë e ashpër me Gjykatën Speciale.

Në konferencën për media me Glauk Konjufcën, Spiropali tha se drejtësia e Speciales duhet të jetë e paanshme.

“Shqipëria respekton drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë, por drejtësia duhet të jetë e paanshme. Nuk mund të ec me standarde të dyfishta, nuk mund të prodhoj perceptim se viktima e agresori janë në të njëjtin plan. Lufta e Kosovës nuk ishte për pushtet, ishte luftë për mbijetesë e liri, pas një periudhe të gjatë represioni terrori ndaj popullësisë civile. Kjo ishte arsyeja pse NATO-ja ndërhyri në Kosovë, për të shmangur një katastrofë humanitare. Çdo proces që lidhet me atë periudhë, duhet të zhvillohet me vetëdije të plotë për kontekstin, dhe realitetin e krimeve ndaj popullësisë civile. Sot në Hagë po përballen me drejtësinë udhëheqësit e luftës, emrat e tyre janë të njohur, ata janë figura që përcaktojnë kapitull të rezistencës. Ne nuk paragjykojmë asnjë vendim, por kemi detyrimin moral e historik që drejtësia duhet të jetë e plotë, pa shkelje të standardeve ndërkombëtare, jo drejtësi e pjesshme. Ajo nuk mund të shkëputet nga konteksti i një lufte çlirimtare. Asnjë proces gjyqësor nuk duhet të krijoë perceptimin se historia po rishkruhet në mënyrë të pabalancuar. Kosova si shtet nuk është në gjyq dhe nuk duhet të jetë në gjyq, lufta për liri nuk është në gjyq, e vërteta historike nuk është në gjyq. Kërkojmë drejtësi që sheh panoramën e plotë, njeh kontekstin, historinë, nuk shkel të drejtat e njeriut. Ky nuk është presion, është përgjegjësi ndaj historisë”, tha ajo.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 465)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 305)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (136)
  • Shpallje (1)
  • Sport (251)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com