Kryeministri britanik, Keir Starmer e ka pritur në takim presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Starmer i ka premtuar mbështetje të plotë Zelenskyt, duke i thënë se janë me Ukrainën.
“Keni mbështetje të plotë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, dhe ne do të qëndrojmë me ju dhe Ukrainën sa herë që të jetë e nevojshme”, i ka thënë Starmer – Zelenskyt, raporton Sky News.
Tutje, kryeministri i britanik ka potencuar se Mbretëria e Bashkuar ka një vendosmëri “të plotë” dhe “të palëkundur” për të arritur një paqe e qëndrueshme për Ukrainën, e bazuar në sovranitetin dhe sigurinë.
Zelenskyy falënderoi Starmer dhe popullin e MB për mbështetjen e tyre që nga fillimi i luftës.