DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Statovci thotë se VV s’bën pazare me partitë në koalicion

5 Qershor 2025
A A
Statovci thotë se VV s’bën pazare me partitë në koalicion
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka folur rreth deklaratave të partive të tjera që thonë se janë kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje për të votuar në zgjedhjen e kryetares së re të Kuvendit të Kosovës, që si kandidate është Albulena Haxhiu.

Në emisionin DPT Fidani, ajo ka theksuar se ka shumë deputetë që deklarohen kështu që të bien në sy, që më pas të kontaktohen, duke shtuar se LVV me partitë në koalicion nuk bëjnë “pazare”.

“Asnjëherë LVV së bashku me partnerët e saj të koalicionit as nuk përfshihet në pazare të tilla, e as nuk diskuton pazare të tilla. Është çështje nëse një deputet deklarohet në një formë ose tjetër, pra që ka gatishmëri të reflektojë mbi procesin që Kosova të ketë institucione”.

“Mos të harrojmë që shpesh herë disa deputetë që unë i shoh duke u deklaruar që thonë na kanë kontaktuar, ata direkt ose indirekt dërgojnë vetë sinjale për t’u kontaktuar”

“Njoh raste të caktuara që qëllimisht dërgojnë sinjale për t’u kontaktuar nga persona të ndryshëm të cilët mund të kenë një afërsi miqësore ose rrethana të ndryshme, që i njohin ose eksponentë të tjerë që janë mbështetës politik. Në rrethana të tilla është tërësisht normale të diskutohet, pastaj kjo përdoret për çështje të tyre të brendshme së bashku me partinë që ata operojnë në sensin që shihe ne po kërkohemi nga të tjetër dhe ju nuk po na e kushtoni vëmendjen”, ka pohuar Statovci.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 145)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com